“In memoriam Adela Xhamani” ka qenë një nga temat e sotme të emisionit, Top Show. I ftuar ka qenë Adi Pojana një nga miqtë dhe ish konkurrentët e Big Brother në të njëjtin edicion me Adelën ka folur më shumë për të dhe për mënyrën si ai e njihte.

“Me Adelajdën kemi qenë shumë miq edhe se ndoshta takoheshim rrallë. Hera e fundit ka qenë vjet por në disa periudha të vitit kemi pasur edhe kontakte intensive. Rrinim bashkë të lokalet përreth shtëpisë sime, diskutonim qanim hallet dhe unë di shumë halle të Adelës. Ndoshta kanë qenë dhe ato halle që e çuan drejt atakut të zemrës. I njoh brengat dhe hallet e Adelës. Nga vdekja e saj kam mbetur i shokuar. Kush e donte Adelajdën, ta donte sa ishte gjallë.”- ka thënë Adi.

Po ashtu me fjalët për të mira dhe më të dashura për gazetaren që humbi jetën mëngjesin e 29 tetorit foli dhe Neda Balluku, e cila e njihet nga afër Adelën.

“Adela ka qenë super vajzë e urtë dhe ajo ka qenë model dhe etalon se si duhet të jenë vajzat dhe gratë në Shqipëri. Në shohim vetëm atë që na serviret në nuk shikojmë atë cka hequr ajo për të arritur deri aty ku ishte sot. Ajo vinte nga një qytet, të cilin unë e njoh mirë.

Pavarësisht të gjithë dashurisë, mallit dhe cdo gjë që ndiej për qytetin tim, Kavaja ka të këqijat e veta. Ajo ishte një vajzë totalisht e pa mbrojtur, e vetmuar. Të vish nga Kavaja në Tiranë dhe të arrish ato që arriti Adela, të cilat nuk janë të pakta. Ajo është një vajzë për t’i hequr kapelen prandaj e them që ajo ka qenë model për t’u ndjekur”– përfundon Neda.