Një nga lojtaret më të forta, që bëri për vete zemrat e të gjithëve nga shtëpia e Big Brother 6 me historinë e saj, Eldora Koçi është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo tregoi gjatë reality show-t se ishte talasemike. Aldora, e cila është një bashkëshorte dhe nënë e lumtur prej vitesh, sot ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë.

2-vjeçari Roan i ish-banores së Big Brother do të jetë vëllai i madh i familjes. Lajmi dhe fotoja e parë nga spitali është postuar nga Big Brother News në Instagram.