Modelja dhe ish-banorja e Big Brother Albania 8, Xhensila Pere, ka publikuar disa foto ku tregon se mbrëmjen e djeshme ka qenë në spital.

Në këtë foto ajo ka treguar vetëm pjesën e dorës me serum dhe gjithashtu ka shkruar se tashmë kishte ikur “syri i keq”.

Bukuroshja nuk ka dhënë detaje të tjera se përse ka ardhur ky shtrim i papritur, por mesa duket tashmë ajo ndihet më mirë.