Opinionistja e Love Story Talk, Xhensila Pere, ish-banore e Big Brother ka vendosur që t’i drejtohet ligjërisht drejtësisë pas debateve që ka pasur me Robert Aliajn.
Këtë të martë, ajo tha se nuk e di se në çfarë roli ndodhet në program Aliaj, ndërsa u shpreh se fyerjet non stop të tij kanë nisur me një status dhe përfunduan me një “deklaratë të shëmtuar” të hënën.
“Nuk e di këtij zotërisë në çfarë roli duhet t’i drejtohem, sepse nuk e di ai zotëria në çfarë roli ndodhet këtu. Në rolin e babait, opinionistit, apo gjykatësit?
Sa i përket fyerjeve non stop që kanë nisur me një status dhe përfundojnë me këtë deklaratë shumë të shëmtuar dhe nuk e kuptoj se ku do të ulet më shumë ai zotëri, unë nuk e kam fuqinë për ta bërë, kështu që ua kam kaluar organeve kompetente të cilët falë zotit në 2022 kemi ligje që mbrojnë kur një personazh publik fyhet dhe denigrohet figura e saj publikisht. Sot e kam me figurë dhe me emër e mbiemër që dikush më ofendon dhe cënon”, tha Xhensila.