Aktori i njohur, Brian Austin Green dhe Sharna Burgess nga “Dancing with the Stars” thuhet se janë në një lidhje dashurie.

Ata janë fotografuar së bashku në aeroportin e Los Anxhelesit gjatë fundjavës dhe tani disa burime raportojnë se janë më shumë se miq.

“Ata kanë filluar takimet bashkë dhe po kalojnë një kohë të mirë”, ka thënë burimi. “Ata aktualisht janë duke pushuar së bashku. Brian ishte i lumtur që u largua nga Los Angeles për disa ditë”.

35 vjeçarja tha në fillim të këtij muaji për Us Weekly se ishte në një lidhje të re.

“Nuk mund ta quaj lidhje akoma”, deklaroi ajo. “Do të ishte shumë argëtuese të gjeja fatin e jetës në mes të një pandemie”.

Brian kërkoi divorcin nga Megan Fox ‘Ditën e Falënderimeve’, ndërsa ndajnë tre fëmijë së bashku: Noah shtatë vjeç, Bodhi gjashtë vjeç dhe Journey tri vjeç.