Nëna e Matiasit, fëmijës së vrarë nga i ati, ka folur pas asaj që ndodhi dhe shtrimit në spital në gjendje shoku.
“Dhimbja është shkatërruese. Unë kurrë nuk do të kthehem më në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më atje. Nuk më shkon mendja se çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë të tmerrshme”,- tha shqiptarja Marjola Rapaj pas daljes nga spitali.
Fëmija 10-vjeçar vdiq në Vetralla, pasi u godit me thikë nga babai i tij Mirko Tomkow, 44 vjeç, nga Polonia.
“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj atë që ndiej”, shpjegoi ajo në një intervistë për “Il Messaggero”.
Më 16 nëntor, partneri i saj shkeli urdhër arrestin për t’iu afruar gruas dhe fëmijës, ai shkoi në shtëpi kur fëmija ishte vetëm, pas shkollës dhe e vrau.





