Është veshur me mister vdekja pak ditë më parë e artistit italian Franco Ciani, ish-bashkëshorti i këngëtares me origjinë shqiptare Anna Oxa.

Në natën e 3 janarit 2020 në një hotel në Fidenza në provincën e Parmës u gjet i vdekur artisti italian Franco Ciani, ish-bashkëshorti i këngëtares me origjinë shqiptare Anna Oxa.

Lajmi u bë i ditur vetëm dy ditë më vonë e sipas autoriteteve kemi të bëjmë me vetëvrasje.

Por ndaj kësaj ngjarje ka reaguar së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila ka hedhur dyshime të forta duke mos i besuar tezës së vetëvrasjes.

Franco Ciani për 10 vite rresht ka qënë i lidhur me këngëtaren me origjinë shqiptare Anna Oxa me të cilën u martua më vitin 1982. Ai është bashkëautor i këngëve të sukseshme të saj e të prezantuara në Sanremo si “Tutti i brividi del mondo”, “Ti lascero”, ‘È tutto un attimo”, “Quando nasce un amore’, etj.

Sipas mediave italiane ku gjest tragjik ka lidhje me boxhet e shumta që kishte e problemet profesionale të viteve të fundit. Artisti Franco Ciani ka bashkëpunuar gjatë karrierës së tij me këngëtarët më të mirë të muzikës italiane.