Robert Pattinson nuk është viktima e vetme e marrëdhënies së fshehur midis Kristen Stewart dhe Rupert Sanders.

Liberty Rose, bashkëshortja e regjisorit të ‘Borëbardha dhe gjuetari’ nuk ka arritur ta falë tradhtinë e tij dhe i ka kërkuar divorcin.

Duke u kthyer singel ajo ka bërë një set fotografik nudo për fotografin Solve Sundsbo dhe i ka publikuar fotot në revistën ‘Love’.

Tradhtia e Stewart dhe Sanders ka lënë prapa saj zemra të thyera. Robert Pattinson e ka braktisur në fakt Kristen, ndërsa bashkëshortja e tradhtuar Liberty Ross ka kërkuar divorcin nga regjisori.