Një ish boksier profesionist, shqiptari V.E., 32 vjeç, me banim në Modena të Italisë, është ndaluar me vendim gjykate t’i afrohet ish-të dashurës së tij, një 26–vjeçare italiane dhe të dashurit të ri të saj, një 40-vjeçar italian.
Ish-boksieri, sipas hetimeve të policisë italiane, ka përndjekur ish-të dashurën për të paktën dy vite, nga 2014-a deri në 2016-ën, si fizikisht ashtu edhe nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme.
Pas fundit të lidhjes së tyre, edhe i dashuri i të resë ka qenë pre e përndjekjeve të shqiptarit.
32-vjeçari është denoncuar në gjendje të lirë për përndjekje. Edhe në të kaluarën, ai ka pasur precedentë të ngjashëm.





