Ish-pronari i kompanisë së makinave Nissan u largua nga Japonia i fshehur në një çantë violinçeli pasi akuzohej për korrupsion.

Carlos Ghosn u arrestua në nëntor të 2018-s me katër akuza të falsifikimit të pasqyrave financiare dhe qëndroi 100 ditë në paraburgim. Më pas 65 ditë u vendos në arrest shtëpie në pritje të gjykimit, por arriti të shmangte mbikëqyrjen e policisë.

Një grup personash të veshur si muzikantë u futën në shtëpinë e miliarderit për të performuar në një festë që ai vetë kishte organizuar. Ata u larguan së bashku me Ghosn të cilin e kishin fshehur brenda çantës së violinçelit.

65-vjeçari më pas u largua nga Japonia për në Lindjen e Mesme nëpërmjet një pasaporte false. Sipas raportimeve të policisë, kjo ishte një skemë e mirëmenduar dhe e organizuar kohë më parë. Ata dyshojnë se Ghosn është larguar për në vendin e lindjes në Liban, ku nuk ka marrëveshje për ekstradim me Japoninë.