Meghan dhe Trevor u takuan në vitin 2004. Ajo ishte një aktore, ai ishte një producent dhe agjent i talenteve. Ata u martuan pas një lidhjeje 7-vjeçare, por martesa e tyre zgjati vetëm dy vite.

Edhe pse të ndarë prej 5 vitesh, në profilin e tij në Facebook, ai ende mban një foto me Meghan.

“Unë dhe zonja ime në Londër”është mbishkrimi i fotografisë.

Përkundër faktit që Meghan tani është e martuar me Princin Harry, Trevor nuk e ka larguar fotografinë nga profili i tij.