9 tetor 2015 – Rreth një muaj pas publikimit të lajmit për ndarjen e tyre, ish-bashkëshorti i modeles Aurela Hoxha flet për herë të parë.

Admir Ismailukaj ka rrëfyer për “Lapsi.al” se periudha pas ndarjes është e vështirë, por pavarësisht kësaj, ai ka theksuar se nuk ka më kthim pas. Ismailukaj thotë se pas 14 vitesh përkushtim, në fund ai ka marrë prej bukuroshes së kopertinave vetëm një zhgënjim të madh.

“Për mua është një rrugë që s’ka kthim mbrapa. Pasi edhe nëse ajo më lutet, unë prapë do e refuzoj. Çdo gjë ka marrë fund. Përjetimi pas ndarjes është ai i një të dashuruari, që pas 14 vitesh mori zhgënjimin”, ka përfunduar Admir Ismailukaj.

Pak kohë më pare, në media u bë publik lajmi për ndarjen e shoëgirl-it shqiptar Aurela Hoxha, nga bashkëshorti i saj Admir Ismailukaj. Ata ishin njohur dhe dashuruar 14 vite më parë, ndërsa prej nëntorit të vitit 2005 ishin zyrtarisht të martuar. Tashmë ata janë në proces divorci, kërkesa për të cilin u bë nga Ismailukaj. Deri më tani, shoë girl-i nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë, teksa vazhdon e qetë aktivitet e saj duke mos harruar të përshëndesë me foto edhe fansat në rrjetet sociale.

/portali DurresLajm/