Ish-burri i parë i Jennifer Lopez, Ojani Noa, i është kundërpërgjigjur deklaratës së saj se ajo “nuk është dashuruar kurrë” nga ndonjëri prej ish-ave të saj. Ai tha se këngëtarja e tradhtoi gjatë martesës që zgjati nga viti 1997 deri në 1998.
“Më lër të të them, boll na nënçmove. Boll më nënçmove me letrën e viktimës”, shkroi ai në rrjetet sociale. Problemi s’jemi ne. S’jam unë. Je ti. Ti je ajo që s’mund të rrinte rehat. Ti je ‘dashuruar’ disa herë. Ti je martuar 4 herë. Ke pasur marrëdhënie të pafundme ndërmjet. Ke pasur marrëdhënie të mira…Mua për shembull.”
51-vjeçari shkroi se ai e donte edhe pasi iu desh të zhvendosej, të linte punën dhe të afërmit që ta mbështeste Jennifer në karrierën e saj.
“Jam një njeri fantastik, i dashur, një qenie e mrekullueshme. I sinqertë, besnik ndaj teje, s’të gënjeva kurrë, nuk u solla kurrë keq, nuk të tradhtova. Isha i mirë me ty. Jam shumë i mirë për ty”, vijoi ai.
Aktori tha se Lopez zgjodhi “famën dhe pasurinë” mbi ta dhe ai u përpoq të qëndronin bashkë edhe pasi ajo e gënjeu dhe tradhtoi.
“Ja pse të lashë, ja pse u divorcova nga ti. Thuaj një herë të vërtetën. Lëri njerëzit ta dinë se je ti problemi. Duhet të të vijë turp nga vetja.”
Në një intervistë të fundit, Lopez tha se nuk ishte ndier e dashur nga asnjë prej ish-partnerëve të saj.
“Ajo që kam mësuar është jo se nuk mund të duhem, por ata s’janë të aftë… S’e bëjnë dot. Ata duhet të vlerësojnë të voglin brenda tyre. Duhet ta duan”, tha JLo duke shtuar se ata i dhanë “çfarë kishin.”
“Ata m’i dhanë të gjitha, çdo herë, unazat, çdo gjë që mund të doja, apo jo? U përpoqën të më jepnin shtëpitë, unazat, martesën, gjithçka. Ata s’më donin”, tha ajo.
Më parë, Noa ka thënë se Diddy ishte një nga shkaqet e divorcit mes tij e Lopez.





