Zbulohet dëshmia e shqiptares, Elva Kurti, ish-bashkëshorti i të cilës u gjet në liqenin e Iseo-s pas 15 vitesh. Në dëshminë e saj për hetuesit italiane, ajo u shpreh se ish-bashkëshorti i saj Rosario Tilotta, mund të ishte vetëvrarë. 

Unë besoj se nuk ishte një vrasje. Ndoshta një aksident ose një gjest ekstrem i burrit tim, nuk e di. Por sigurisht nuk ka asgjë misterioze pas saj“-tha Elva.

44-vjeçarja tha plot siguri tek hetuesit italianë se nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se kërkonte të kthehej në Mal të Zi aty ku edhe jeton me të birin e mitur. 

“Nuk kam asgjë për të fshehur. Nga kjo çështje nuk kam pasur asnjë përfitim, lëre më pastaj një përfitim ekonomik,”-shtoi ajo. 

Pas dëshmisë së saj, shqiptarja u la të ikte por me kushtin që të ishte në dispozicion të hetuesve, ndërkohë kërkimet po vazhdojnë.

Ende nuk është e sigurt që trupi i gjetur në më shumë se 80 metra thellësi është ai i Tilottas, pasi testet biologjike ishin më të ndërlikuara sesa pritej. Kjo për shkak të ashtuquajturës mineralizim të indeve, të cilat qënë në kontakt me ujin për shumë kohë.