Ish-deputeti demokrat Kreshnik Çollaku është emëruar këshilltar për Politikën e Jashtme i Presidentes Vjosa Osmani në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Çollaku, ku ka deklaruar se ka vullnetin për ti shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare.
Postimi i Plotë:
Te dashur miq,me kenaqesi dhe krenari kam pranuar ftesen e Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani ,per tu bere pjese e ekipit te saj nese pozicionin e Keshilltarit per Politike te Jashtme. Deshira dhe vullneti im per ti sherbyer Kosoves si pjese thelbesore e ceshtjes kombetare shqiptare, me kete angazhim merr nje dimension e mundesi te re,per te cilen i jam mirenjohes e falenderues Presidentes Osmani per besimin dhe vleresimin. Ky angazhim me jep nje mundesi te shkelqyer per te qene midis Tiranes e Prishtines,me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore.





