Ish-deputeti dhe ish-ministri i PD, Arben Imami ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri, ku është shprehur se Lulzim Basha nuk e bën dot as kryetarin dhe aq më pak liderin e opozitës. Sipas tij, Basha “është humbës i paparë në politikën shqiptare”.

"Hapësira që ka kryetari i partisë për tu bërë një lider mbështetet në karizmën, sa tërheq. Një kryetar partie që nuk është i zoti të tërheqë më tepër sesa tërheq partia nuk është  i vlefshëm. Një lider që ka karizëm dhe nuk respekton rregullat shpesh del dhe fitimtar, ndodh .Ky nuk ka asnjërën dhe as tjetrën. Ky është humbës i paparë në politikën shqiptare."