Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka ironizuar votimet  30 qershorit, duke uruar fitoren e kryeministrit Rama me rezultatin 101%.

Në një postim në Facebook, Harasani shkruan se siç e njeh ai Ramën nuk e njeh asnjë nga liderët e opozitës.

Ish-deputeti i thotë Ramës se ishte i pari që e nisi me "zgjedhje të drejta" me Maqo Lakrorin dhe më pas vazhduan njësoj dhe të tjerët.

POSTIMI I PLOTË

Urime nesër daj. Të  fitoc 101%!

Si të njoh unë ty, njeh ti këta dy liderat e opozitës. E dije që maksimumi që do bënin do të vinin në sedër.

Jo më kot të tre jeni bërë kryetare të partive përkatëse me “zgjedhje të drejta”. E fillove ti me Maqon e vazhduan ata.

Pushka top daj!