TIRANE, 8 tetor 2013 – Edison Konomi, ish- deputeti i partisë Socialiste është emëruar dje në krye të doganës së Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali
 
Është zgjedhur emri i ish- deputetit të Partisë Socialiste për të drejtuar doganën në Durrës. Edison Konomi do të jetë zyrtarisht drejtor i Doganave në qytetin bregdetar. Elisa Spiropali, drejtoresha e Doganave ka zyrtarizuar dje pikërisht këtë emër.

Ish- deputeti i Durrsit ka kaluar filtrin e drejtoreshës Spiropali për të qenë në drejtues i kësaj dogane. Përveç kësaj, Spiropali tha se ka pasur një valë pezullimesh dhe emërimesh të reja në dogana.

“Ka pas dia pezullime dhe emërime të reja për arsye të rezultateve të dobëta. Ka pasur rënie dramatike të të ardhurave. Dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar është i lartë. Ka nevojë emergjente që këto të ardhura të rriten. Të gjithë personat që janë emëruar kanë kaluar në një proces filtrimi nga drejtoria e Përgjithme. Ka patur pezullime në degën e Kapshticës, Riansit, Kakavisë”, është shprehur Spiropali.

E ftuar në nëj emision televiziv, ajo  i ka dhënë fund ngjyrosjes së doganave me idenë e bërjes së parave. Ajo ka pohuar se “në doganën shqiptare nuk do të bëhet më lek”, duke kembngulur kështu se do të jetë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit.

“Është perceptimi se në doganë mund t’i vësh gjoba bizensit, mund ta kërcënosh biznezin etj. Ka doganierë apo punonjës të administratës doganore që kanë punuar me vite dhe janë njerëz të ndershëm. Ka qenë një vend ku mund të bëhej me lëk. Më doganën shqiptare nuk do bëhet më lekë. Kushdo që do kapet, duke i shkaktuar dëm shtetit shqiptar, do dënohet sipas ligjit”, ka thënë Spiropali duke dhënë edhe anët e errët se si funksionojnë doganat në vednin tonë.

Gjatë intervistës ajo ka treguar këmbngulje se asnjë biznes nuk do të favorizohet.

“Biznesi do të kryej detyrimet e tij para shtetit”, ka thënë drejtoresha e re e Doganave.

Spiropali ka bërë me dije se i ka dërguar Prokurorisë një dosje voluminoze për të gjitha shkeljet që janë bërë në dogane, sidomos në tre muajt e fundit para zgjedhor.

 /Shqiptarja.com/