Ish-deputeti Lefter Maliqi është paraqitet ditën e sotme në SPAK. Ai ështe thirrur nga struktura antikorrupsion, për disa nga kallëzimet që ka depozituar pranë kësaj strukture.

Maliqi ka shkuar disa herë në SPAK ku ka bërë kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore.

Rikujtojmë se Lefter Maliqi, i cili ishte edhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës më 14 maj, ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e këtij qyteti, Kreshnik Hajdari dhe biznesmenin Pëllumb Salillari.

Në shkresën e depozituar në Prokurorinë e Posaçme, Maliqi e akuzon Hajdarin për korrupsion te funksionareve të lartë apo të zgjedhurve vendore.