Ish-deputeti Mark Frroku ka lënë qelinë e burgut pasi Gjykata e Fierit e ka liruar me kusht.

Gjykata e Apelit të Tiranës e kishte dënuar Frrokun me 6 vite burg për ndërtim të paligjshëm dhe fshehje të pasurisë ndërsa ajo e Fierit i fali dënimin e mbetur prej 1 viti burg

Ish-deputeti Mark Frroku është akuzuar edhe për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999, por këto akuza u rrëzuan nga gjykata.