Policia reagoi zyrtarisht lidhur me lajmin e trishtë të humbjes së jetës të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. 44-vjeçari u gjet pa ndenja në ambientet e një hoteli.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.