Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest me burg 3 protestues dhe 2 të tjerë në arrest shtëpie, ka reaguar ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Në një postim në Facebook, Braimllari shkruan se para gjykatës duhet të ishte Edi Rama dhe Sandër Lelshaj që sipas tij janë shkaktarët e grabitjes shtetërore të Rinasit dhe për dhunën dhe gazin helmues ndaj qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË

Mbahen në burg protestues të cilët protestojnë për drejtën e tyre dhe lihen të lirë grabitësit shtetëror në Rinas, hajdutët e Unazës së Re, trafikantët e drogës. Sot para gjykatës duhet të ishte Edi Rama dhe Sandër Lleshi, për grabitjen shtetërore në rinas për dhunën dhe gazin helmues të hedhur kundër qytetarëve. Edi Rama nuk mund të trembë një popull të tërë me arrestime politike. Koha e Edi Ramës ka mbaruar është koha e qytetarëve.