Ish-deputeti Aqif Rakipi është përfshirë mbrëmjen e sotme në një aksident. Ngjarja ndodhi pranë Stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.

Rakipi është përplasur me një tjetër makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Po ashtu bëhet e ditur se makina e tij ka përfunduar në një dyqan. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet.

Kujtojmë se Aqif Rakipi, që më herët ishte përfaqësues i PDIU-së, nuk kandidon në këto zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit, por djali i tij është kandidat në listën e PS. /BW