Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar për situatën e krijuar dje në Vlorë pas reshjeve.
Shehaj shkruan në Facebook se Vlora përmbytet nga korrupsioni jo nga shiu.
POSTIMI I PLOTË
Në Vlorë është përmbytur biblioteka. Është përmbytur edhe një pjesë e madhe e qytetit. 2-3 orë shi i hoqën bojën strategjisë së fasadave. Dhjetëra miliona euro janë harxhuar në Vlorë për projekte fasadë, ndërsa ato pak investime në infrastrukturën e brendshme të qytetit janë vjedhur nga kompanitë kliente të qeverisë dhe Bashkisë Vlorë





