Ish-deputeti i Partisë Socialiste feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të shënuar për të, ka publikuar një foto kur ka qenë i vogël, ku shihet bashkë me nënën e tij.
Namik Dokle në 72-vjetorin e tij, i ka kushtuar një dedikim prekës nënës së tij, ndërsa shkruan se ende i duket sikur ajo e mban në krahë.
"Edhe sot, diten e 72-vjetorit kur me linde, akoma me duket se ti, dhe vetem ti, me mban akoma ne krahe, nena ime e shtrenjte dhe e paharruar!"





