Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka tallur kryetaren e grupit parlamentar të PD-së në parlament, Rudina Hajdari.

Teksa publikon në Facebook një video me pjesë nga fjala e Hajdarit në Kuvend, Rama kërkon "ndihmën" e ndjekësve të tij për të shqipëruar se çfarë po thotë deputetja demokrate.

“A mundet ndokush të më shqipërojë se çfarë po thotë kjo zonja – lidere e opozitës parlamentare?…”- shkruan ish-deputeti duke shigjetuar shqipen e Rudinës.