Jemi mësuar gjithnjë ta shohim në petkun e politikanit, duke u shprehur vetëm për aktualitetin e ditës në politikë.
Por këtë herë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Arben Ristani e shohim krejt ndryshe. Ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa foto në të cilat shfaqet duke bërë rafting në kanionet e Osumit.
Më parë jemi njohur për pasionin e Ristanit ndaj motorëve, por gjatë ditës së sotme sekretari i përgjithshëm i PD-së na ka zbuluar edhe këtë pasion të ri për sportet ekstreme.





