Ish-deputetja socialiste e Durrësit, Esmeralda Shkjau ka udhëtuar drejt shkretëtirës së Saharasë këto ditë.
Fotot e publikuara nga ajo në Instagram, nxitën kureshtjen e medieve dhe portaleve, që i publikuan menjëherë ato. Por duket se ish-deputetja nuk e ka pritur mirë vëmendjen e përqendruar mbi të.
Ajo ka reaguar duke i fshirë postimet, madje ka ndërmarrë edhe vendimin drastik, duke mbyllur llogarinë e saj në Instagram.
Ndoshta ish-deputetja socialiste e qarkut të Durrësit kërkon që jetën e saj ta mbajë larg vëmendjes së medias.





