Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka replikuar me eurodeputetin gjerman Knut Fleckenstein në një postim të tij në “Twitter”. Mehmetaj i shkruan se shqiptarët presin nga qeveria asgjë më pas nga sa pret ai nga qeveria gjermane.
Ajo i kërkon eurodeputetit gjerman të lërë opozitën të bëjë detyrën e saj, duke i shkruar se ai mendon për zgjedhjet europiane në maj.
"I dashur Knut. Shqipëria është shtëpia ime dhe unë pres nga qeveria ime, asgjë më pak nga sa prisni ju nga qeveria juaj në Gjermani. As nuk dua ta imagjinoj çfarë mund të ndodhte në vendin tuaj, nëse qytetarët do të vuanin vetëm një përqindje të vogël të asaj që vuajnë shqiptarët. Të lutem na lër të bëjmë detyrën tonë. Ju po mendoni për zgjedhjet e Majit, ne po punojmë për të ardhmen e Shqipërisë."





