Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu ka ironizuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Në një postim në Facebook, Kadiu shkruan se vendimi i gjykatës ishte verdikti i luftës së brendshme brenda Partisë Socialiste, Veliaj – Tahiri. 

"Vendimi i gjykates ishte verdikti i luftes se brendshme ne PS midis Tahirit dhe Veliaj-t.

Ku fitues del Veliaj duke e shnderuar Tahirin për 3 vitet e ardhshme "punonjes komunale".

#drejtesiaqes'duam", shkruan ish-deputetja.