Mbrëmja e fundit të vitit 2019 ka sjellë gëzim për ish-deputeten simpatike të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Esmeralda Shkjau.
Ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë të cilin ka vendosur ta quajë Ammar.
“2019-ta ime! Ammar”, shkruajti ish-deputetja në Facebook.
Por pasi u shkrua se ish-deputetja është bërë me vajzë nisur nga emri i foshnjes, Shkjau nuk ka nguruar të bëjë një sqarim, teksa uron:
“Te dashur miq, ju falenderoj nga zemra per urimet tuaja, jam e bekuar qe jeni pjese e jetes sime!
P.S: It’s a baby boy”.
Esmeralda Shkjau ka qenë deputete për qarkun e Durrësit në mandatin e parë të qeverisë “Rama”.





