Idajetja është nga Maqedonia e Veriut, por prej më shumë se 30 vjetësh jeton në Suedi. Ajo ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” për t’u përballur me vajzën e saj, Rilindën. Në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Idajetja shpjegon se arsyeja është një borxh.

Idajete: Jam 30 vjet në Suedi dhe nuk kamparë kështu që ta merr dikush një gjë dhe nuk do të ta kthejë. Kjo më ka ndodhur mua me ish-dhëndrin që na ka marrë një borxh dhe është zhdukur prej Suedisë, nuk e dimë nga është. Sot kam ardhur t’i bëj një thirrje të fundit.

Pasi hyn në studio, Idajetja cilëson se ka 33 vite që jeton në Suedi. Borxhi për të cilin ajo ka sjellë vajzën është marrë në vitin 2018-2019. Por vajza e saj ka diçka tjetër për të thënë në insert.

“Kam bërë gjithë këtë rrugë të largët për diçka që nuk më përket mua, është diçka shumë e tepërt, por kur të thërret nëna jam e detyruar të vij e ta dëgjoj çfarë ka për të më thënë”, shprehet Rilinda.

Ardit Gjebrea: Rilinda me gjithë atë emër shumë të bukur, ankohet, thotë të bësh gjithë atë rrugë shumë të gjatë për një gjë që s’ka lidhje.

Idajete: Po… problemin e kam me ish-dhëndirn.

Ardit Gjebrea: Ajo thotë nuk më përket kjo gjë.

Idajete: Ai ka ikur nga Suedia dhe patjetër isha e detyruar ta sjell vajzën këtu, të përballem me të se kur ma kanë marrë borxhin, ma kanë marrë borxhin, i kanë marrë kur ishin bashkë, 300 mijë kruna bëjnë gati 30 mijë euro.

Ardit Gjebrea: 30 mijë euro nuk janë pak.

Idajete: Rilinda na e ka kthyer borxhin pasi u divorcua, por ish-dhëndri nuk do të na e kthejë.