Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka treguar në emisionin “Tempora” pse ishte në protestën kundër shembjes së Teatrit.

Drejtoresha e programacionit në RTV Ora ka thënë se ajo është një njeri i lirë dhe nxitimi me të cilin u veprua nga qeveria për teatrin ishte arsyeja që e shtyu atë t’i bashkohet protestës.

“Unë jam njeri i lirë. Në momentin që këta njerëz abstragojnë nga rruga ligjore unë do jem sërish tek sheshi. Veprimet që ndodhen aty ishin totalisht të panevojshme pasi nuk kishte urgjencë për ta prishur teatrin.  Duhet të kishe alokim fondesh por nuk ka edhe pse po mbaron maji. Nuk ka një kompani të zgjedhur për ndërtimin, përsa kohë u hoq dorë nga PPP. Nuk kuptoj nxitimin, kjo është arsyeja pse isha unë në protestë.”