Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 5 vite burg ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoton.

Zoto akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderët e ushqimit në drejtorinë e burgjeve në kohën kur mbante postin e drejtorit.

Më herët avokati i ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, Ardian Leka kërkoi pafajësi për klientin e tij.

Zoto u arrestua pas dëshmisë së ish-vartësit të tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderët fiktivë të ushqimit.