Durrës, 4 tetor 2014 – “Akt barbar” e konsideroi arrestimin e tij drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani gjate séances se mases se sigurise ne gjykaten e Durrësit.
Doksani deklaroi se arrestimi është i pabazuar në ligj dhe u bë në praninë e 20 forcave të policisë sikur po kapej një kriminel i rrezikshem.
Seanca u drejtua nga drejtua nga gjyqtarja Shpëtime Pitaku. Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë arrest me burg edhe për dy mjekët e burgut të Rrogozhinës Aldo Konda dhe Fatri Haten, të cilët akuzohen per falsifikim te dokumenteve lidhur me te denuarit qe kane perfituar leje.
Hetimet për këtë cështje nisën pas dhënies së një leje në muajin korrik të këtij viti. Shpëtim Mema i dënuar për vrasje pasi mori leje në mënyrë të paligjshme si person i dënuar për vrasje shkaktoi një tjetër incident me armë zjarri në një disko në zonën e Plazhit.
ABC





