Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e la jashtë, por ish- drejtori i tij ka krijuar një lidhje dashurie me një zyrtare të Komunës së Prishtinës, sipas portalit lajmi.net.

Ish-drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, u la jashtë Komunës nga Shpend Ahmeti.

Por, Durmishi një pjesë të “vetës” e la në Komunë. Ai do ta ketë vështirë të shkëputet nga Komuna plotësisht. Pos, detyrës që kreu si drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, gjeti kohë edhe që të flirtojë nga pak.

Si i martuar që ishte, nuk mundi t’i rezistojë një lidhje miqësie që e krijojë me një zyrtare të Komunës, e cila nuk ishte pjesë e drejtorisë së tij, shkruan lajmi.net.

E kurorëzoi me dashuri. Sipas burimeve, por edhe disa fotografive në rrjetet sociale, dashuria e tyre është forcuar edhe më shumë, pasi që M.B. është shtatzënë.

Lajmi.net ka mësuar se zyrtarja e Komunës së Prishtinës M.B. ishte beqare në kohën kur u lidh me të martuarin Hysen Durmishi.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Durmishin, por ai nuk ka kthyer përgjigje dhe as nuk është lajmëruar në telefon.

Për shkak të postit publik që Durmishi ka mbajtur në Komunën e Prishtinës dhe po ashtu në partinë më të madhe opozitare, Vetëvendosje, lajmi.net e ka pa të arsyeshme ta trajtojë lidhjen e Durmishit me zyrtaren e Komunës së Prishtinës.

Ndryshe Durmishi është radhitur fuqishëm përkrahë Albin Kurtit. Është i vetmi drejtor që punoi me Shpend Ahmetin e që u la jashtë Komunës.

A është historia e dashurisë së Hysen Durmishit që Shpend Ahmeti e la jashtë Komunës? /Lajmi.net