Ish-Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Aleks Hajdari, në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, zbuloi edhe qytetet ku situata e krimit është më e rëndë.
"Unë mendoj se situata e krimit është më e rëndë në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër dhe Vlorë, më e rëndë në këto qytete sesa në Elbasan. Në Durrës janë 62 makina të blinduara në këtë qytet, dhe nuk mund të them nëse janë me dokumente, por ky numër i madh në një qark duket pak alarmant, kjo tregon përplasjet që kanë grupet me njëri tjetrin”, – tha Hajdari.





