Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar kandidaturën e ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha, i cili do të garojë përballë tij për t’u bërë Presidenti i partisë.
“E përshëndes për shpirtin e garës, shpirtin e garës e kemi të lindur. Sa më të fortë i kemi konkurrentët, aq më të mirë bëhemi. Do të fitojmë pa doping”, tha Meta.