Uruguaj, 29 qershor 2014 – Maria Rosaria Ventrone, bukuroshja nga Caserta me të cilin Edinson Cavani ka patur një lidhje, e cila solli edhe divorcin me ish bashkëshorten Maria Soledad (me të cilën ka dy fëmijë), ka pritur eleminimin e Italisë nga Uruguaj për të sulmuar futbollisitin uruguajan të PSG.
"Erdhi në familjen time, më kërkoi dorën. Më pas shkova në Paris, jetuam bashkë derisa…mora vesh ekzistencën e një tjetre", ka thënë 23-vjeçarja (ne foton kryesore).
Personi i tretë që flet Maria është Micaela Orsi, Miss Uruguaj 2013 (ne foton poshte).
"Ai më thirri dhe më tha mes lotëve se më donte, por nuk mund të vazhdonte më me mua. Kjo ndodhi pak pas takimit me familjen time, dhe pasi shkuam në Argjentinë e në Uruguaj. Së bashku kemi zgjedhur shtëpinë në Punta Europa … Pastaj ndryshoi papritmas. Dhe edhe pse ai u betua në mënyrë të rreme, shkaku ishte një vajzë tjetër", përfundon Maria Rosaria Ventrone.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





