Modelja ruse Ariana Lirey, ish-e dashura e reperit shqiptar Don Xhoni, ka njoftuar se është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka shpërndarë vetë modelja përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit një fotografi të këmbëve të foshnjës dhe një mesazh të gjatë në gjuhën ruse.
Ndërkohë, deri tani, nga Don Xhoni nuk ka ardhur asnjë reagim publik lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për ish-partneren e tij.
