Amalia saktësisht ka qenë e fejuara në një kuptim fëmijëror të fjalës.

Ishin pak më shumë se sa fëmijë, dhe ai, Jorge Mario Bergoglio, Papa i ardhshëm Françesko i dërgoi një letër me një shtëpi të bardhë të vizatuar përsipër, ku do të kishte dashur të shkonte të jetonte me të dashurën dhe i shkruan:

“Nëse nuk martohesh me mua, do të bëhem prift”. Këtë episod e tregon e dashura e asaj kohe, Amalia, sot një zonjë me flokë të bardha, përpara gazetarëve argjentinas.

Amalia saktësisht ka qenë e fejuara në një kuptim fëmijëror të fjalës: “Nuk më propozonte kurrë gjëra të këqija'', nënvizon zonja.

Letra me shtëpinë e bardhë u sekuestrua nga babai i vajzës, i cili u inatos me guximin e të riut Bergoglio. Ishte nëna e Amalias që më pas gjeti këtë mesazh dashurie.