18 maj 2014 – Ish e dashura e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un është shfaqur në televizionet lokale nëntë muaj pasi u raportua e ekzekutuar në vitin 2013.

Ish-partnerja e udhëheqësit të Koresë së Veriut u tha se ishte ekzekutuar shtatorin e kaluar, së bashku me dhjetëra këngëtarë dhe kërcimtarë të tjerë, për bërjen e një filmi me përmbajtje për të rritur.

Por historia e nxjerrë në gazetat shtetërore të vendit, u vu në pyetje kur Hyon Song-wol doli në një televizion.

Ajo mbajti një fjalim për punën e vazhdueshme që duhej bërë në fushën e artit dhe falënderoi Presidentin e Koresë Veriore, Kim Jong-un për mbështetjen e tij.

Sipas raportimeve të mëparshme grupi i këngëtarëve dhe kërcimtarëve ishin ekzekutuar pa gjyq, ndërsa familjarët e tyre ishin internuar për përfshirje në krim.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/