Modelja serbe Soraja Vucelic ka postuar një video në Instagram. "Kur të rrëshqet pedalja e frenave dhe Lamborxhini përfundon në pishinë", ka shkruar ajo bashkangjitur videos.

Me sa duket ish-e dashura e Neymar, që në të shkuarën ka punuar edhe për revistën Playboy, po realizonte një set fotografik në bordin e një pishinë në Canne, në Costa Azzurra, kur ndodhi aksidenti.

32-vjeçarja nuk ka arritur të mbajë frenat në kohë, teksa po ngiste një Lamborxhini blu, me taka shumë të larta.