Mirlind Daku ka lënë një përshtypje mjaft pozitive në kampionatin rus, të cilin e përfundoi me 10 gola të shënuar dhe 4 asiste. 

Forma e tij ka tërhqur interesin e disa ekipeve dhe e ardhmja e tij duket larg Rubinit.

Në një prononcim për “RB Sport”, ish-mesfushori i Rusisë, Igor Korneev, ka thënë se nëse Daku i dëshmon vlerat e tij edhe në Kampionatin Europian me Shqipërinë, atëherë do të shitej për të paktën 7-8 milionë euro nga Rubin Kazani.

“Daku është një bingo e vërtetë për Rubinin. Nëse ai e dëshmon veten në Europian, do të shitet për të paktën 7-8 milionë euro. Kjo do të ishte një marrëveshje e shkëlqyer për Rubinin”, tha Igor Korneev.