Ish-futbollist italian Giovanni Padovani është dënuar me burgim të përjetshëm për rrahjen për vdekje të ish-të dashurës së tij me çekiç, vetëm pak javë pasi ajo e denoncoi për përndjekje.

Ish-qendërmbrojtës 28-vjeçar që luajti për Sancataldese, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij, 56-vjeçares Alessandra Matteuzzi, jashtë shtëpisë së saj më 23 gusht 2022.

Alessandra ishte duke folur në telefon me motrën e saj, Stefania, e cila dëgjoi britmat e saj, ndërsa Padovani, një ish-model, e rrahu për vdekje.

Fillimisht ai e goditi me grushta dhe një çekiç, më pas me një shkop bejsbolli dhe në fund me një stol që ai e kishte marrë nga një kopsht pranë banesës së saj në Bolonja.

Padovani i bëri pritë modeles dhe filloi ta rrihte pa pushim, ndërsa motra e saj Stefania dëgjoi përmes telefonit të bërtiturat e saj.

“Ajo doli nga makina e saj dhe filloi të bërtiste, ‘Jo Giovanni, jo, të lutem, ndihm’. Isha duke folur në telefon dhe thirra policinë që mbërriti menjëherë”, i tha një stacioni televiziv lokal Stefania.

Ndërsa Alessandra i mbijetoi sulmit fillestar, ajo vdiq më vonë në spital pasi pësoi dëmtime shumë të mëdha.

Çifti ishin së bashku për rreth një vit, sipas mediave lokale, por pjesën më të madhe të kohës e kishin kaluar të ndarë, pasi Alessandra jetonte në Bolonja, ndërsa Padovani punonte në Siçili.