Ish-futbollisti i Tiranës Indrit Fortuzi i cili është larguar prej disa javësh jashtë Shqipërisë, duket se është në Kanada. Ai u largua pasi ndaj bashkëshortes së tij është bërë denoncim se ka mashtruar me biletat e agjencisë turistike ‘Just Travel’ që ajo zotëron.
Mirëpo, duket se edhe Fortuzi ka probleme të tilla, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë kallëzim. Gazeta “Shekulli” shkruan se ai u ka marrë para borxh disa miqve të tij ish-futbollistë, dhe nuk ua ka kthyer. Dyshohet se ish-futbollisti ka lënë shuma parash në baste sportive. Fortuzi ka marrë borxhe nga 300 mijë Lekë e që variojnë deri në mijë Euro. Një person tjetër i njohur që i ka dhënë borxhe Fortuzit është edhe ish-Presidenti i Tiranës, L.N.
Të tjerë futbollistë janë Alban B., Erjon B., Sokol B. Gjithsesi nuk dihet sa të vërteta mund të jenë këto arsye që kanë deyruar Fortuzin të largohet nga vendi, por një arsye e fortë është bashkëshortja e tij, ndaj së cilës është bërë kallëzim për mashtrim.