21 nëntor 2015 – Kur Al Bangura ka qenë 14 vjeç ai është larguar nga vendlindja e tij, Sierra Leone, duke u zhvendosur në Guinea, me synimin për t’u bërë një futbollist profesionit. Aty ai është takuar më një francez, i cili i ka thënë se kishte lidhje të forta në botën e futbollit dhe e mori Banguran në mbikëqyrjen e tij. Ai e transportoi 14-vjeçarin fillimisht në Francë dhe më pas në Angli, ku e ka braktisur më pas në një ndërtesë.

“Nuk e dija se ai kishte qëllime të tjera, që të më përfshinte në një rrjetin e trafikimit njerëzor për seks”, ka thënë Bangura. “Papritur kam parë dy ose tre djem rreth meje, që janë përpjekur të më përdhunonin dhe të më detyronin të bëja gjëra të ndryshme. Kam qarë dhe kam ulëritur dhe jam munduar të shpëtoja. Kam pasur ftohtë, dridhesha dhe nuk dija çfarë të bëja. Arrita të dilja jashtë. Nuk dija ku të shkoja, mendova se në atë moment kishte ardhur fundi i jetës sime”.

Fatmirësisht Bangura ka arritur të vihet në kontakt me zyrat e emigracionit ku ka kërkuar azil. Ai është lejuar të qëndrojë në Britaninë e Madhe për dy vite të tjera për shkak të moshës së re. “Fillova të takoja njerëz dhe të luaja futboll. Më pas më është dhënë mundësia të kaloja te Watford kur isha 16 vjeç dhe gjërat filluan të shkonin më mirë”, ka shpjeguar Bangura, i cili tani punon me Premier League për të ndihmuar lojtarët e rinj afrikanë që janë në rrezik të mashtrohen dhe të shfrytëzohen.

Bangura ka luajtur me Watford mes viteve 2005-2009 dhe gjithashtu është aktivizuar me ekipet e Brighton dhe Blackpool. Aktualisht është pa skuadër pasi Coventry City ka vendosur ta prishë kontratën me të.

/portali DurresLajm/