“Çdo herë që bashkoheshim me përfaqësuesen angleze në grumbullim, djemtë më pyesnin rreth Sheril (Kol, këngëtare). Eshli Kol më ka pyetur një milion e një herë për të, ishte i mahnitur prej saj. Kur u lidhën së bashku e më pas u martuan, gjithçka nisi të kishte kuptim”.
Në pjesën tjetër të autobiografisë së tij “Old too soon, smart too late” (“I vjetër shumë herët, i mençur shumë vonë”), Kiron Dajer ka zbuluar pjesë të tjera të jetës së tij, lidhur me jetën private e në veçanti Sheril Kolin, ish-partnere e mesfushorit, sot mikesha e jetës së Eshli Kolit.
“Ish-i” i Njukasëllit, megjithatë, zbulon një fakt interesant. “Eshli dhe unë kishim një raport fantastik. Pasi nisi të frekuentonte Sherilin, vazhduam të mbajmë kontaktet, por nuk kemi qenë më kurrë miq. Isha unë që nuk mund të mbaja një lidhje serioze me të, sepse një vajzë tjetër ishte shtatzënë me fëmijën tim”.





