Zbulohet lidhja e re e dashurisë e bashkëdrejtuesit të koalicionit që qeveris Italinë, njëkohësisht zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Lugi Di Maio.
E dashura e re është një bionde e gjatë, ish-gazetare. Quhet Virginia Saba, 37-vjeçare dhe studion për teologji.
Ata janë fotografuar nga paparacët e të përjavshmes “Chi” në shoqërinë e njeri tjetrit në Spanjë.
Vajza e ka pranuar raportin dhe ka deklaruar publikisht lidhjen e tyre. Ndërkohë që Di Maio deri para pak muajsh ishte në një lidhje me avokaten 36-vjeçare, Giovanna Melodia.





