Austri, 12 qershor 2014 – Një ish-gjimnaste rumune ka hequr dorë nga karriera e saj sportive për t’u kthyer në prostitutë. 

27-vjeçarja Florica Leonida, e cila ka marrë edhe medalje të argjendtë tregon se u detyrua të braktisë profesionin si gjimnaste për të punuar në një shtëpi publike, pasi rroga që merrte nuk i mbulonte faturat e saj. 

Leonida, e cila punon nën pseudonimin Sascha Brown, shprehet se fiton 3000 $ në një natë. Ajo ka treguar se dërgon rreth gjysmën e të ardhurave te familja e saj në Rumani. 

Ajo ka përfaqësuar vendin e saj në disa evenimente sportive, madje ka fituar edhe medalje. Ish gjimnastja ka marrë tre medalje argjendi një prej të cilave në Kampionatin Evropian për të rinj në vitin 2002. 

Po pasi hoqi dorë nga gjimnastika Florica e cila njihet nga miqtë si Floarea punoi si prostitutë në Gjermani dhe më pas shkoi në Austri ku edhe vazhdon të punojë. Ajo punon në industrinë e seksit nën një emër të rremë dhe jeton bashkë me një vajzë tjetër në një shtëpi publike në Vjenë. 

Në Gjermani ajo ka fituar mes 7,000-8,000 euro në javë, edhe pse në Austri ka të ngjarë të marrë më pak shkruan Daly Mail. Në faqen e internetit të shtëpisë publike Florica mbulon sytë për të mos u njohur, pasi kohët e fundit mediat vendase i janë qepur nga pas. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/